Publikohen detaje të reja për aferën Berishaj, Prava: Si i tërhiqte ambasadori paratë nga GEN-i në Beograd

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Afera e Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, vazhdon të jetë temë e nxehtë edhe në Slloveni. Mediumi slloven, Prava së fundmi ka shkruar sërish për disa të dhëna që raportohet se shërbejnë si dëshmi për implikimin e Berishajt në sakndalin e madh financiar që prek tri shtete dhe që lidhet edhe me kryeministrin aktual të Sllovenisë, Robert Golob.

Prava raporton se dëshmitarë bankare, të një prej bankave në Kosovë dëshmojnë se Berishaj ka shërbyer si mushkë financiare e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.

Që nga prilli i vitit të kaluar u raportua për rreth dy milionë euro, të pranuara nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në emër të kompanisë së tij, MB Consulting. Tani, mediumi slloven shkruan se kanë marrë prova se dy operacione afatgjata bankare ishin zhvilluar paralelisht midis GEN-I Beograd dhe kompanisë së Martin Berishajt.

Njëri ka ndodhur në Mal të Zi, ndërsa për të dytin dëshmuan dokumentet e zbuluara më vonë. Mediumi slloven citon edhe mediat në Kosovë si Paparaci e Reporteri për një tjetër operacion të zbuluar.

Sipas Prava-s, rezulton se kompania MB Consulting në fakt e ka origjinën nga Kosova. Këtë e dëshmojnë deklaratat bankare të degës një banke në Prishtinë. Dëshmi për këtë janë transaksionet bankare nga GEN-I Beograd në kompaninë MB Consulting në vitet 2021 dhe 2022. Ju do të vini re se Martin Berishaj ka tërhequr shuma parash dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditë pas shumës të transferuar nga dega serbe e GEN- I në Beograd, raporton Prava.

Gjatë kësaj kohe, nga GEN-I Beogradi janë transferuar pak më shumë se një milion e gjysmë euro në vitet 2015-2022 dhe Berishaj ka shumë të ngjarë të ketë grumbulluar 1,392,245.1 euro me transaksione nga viti 2021 dhe 2022. Për më tepër, pas ekzaminimit të kujdesshëm të datave, Prava thotë se zbuloi se më 10 maj 2019, filiali GEN-I Beograd ia transferoi më shumë se 20 mijë euro kompanisë së Berishës në Kosovë dhe 24 mijë euro filialit të Berishës në Mal të Zi. Kjo për të njëjtin person për të njëjtin shërbim të ofruar në të njëjtën datë në dy kompanitë e tij.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, së fundmi përmes Facebook-ut i bëri disa deklarime pafajësie, duke thënë se s’është pronar i asnjë kompanie dhe se nuk e njeh kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Të ngjashme