Pullë postare për personelin shëndetësor që ka humbur jetën gjatë ballafaqimit me Covid-19

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 11:18 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu, mirënjohje u janë ndarë disa mjekëve dhe infermierëve të dalluar.

Zemaj tha se personeli shëndetësor po vazhdon ta menaxhojë në mënyrë efikase pandeminë.

“Vlerat tona të përbashkëta duhet t’i promovojmë, kërkesa jonë drejtuar Postës për të pasur një pullë postare që u kushtohet personelit”.

Tutje ai tha që kjo pullë postare tregon më së miri përkushtimin e mjekëve, që sipas tij, meritojnë mirënjohje dhe nderim.

“Sot këta mjekë e infermierë që kanë pranuar një mirënjohje të pullës postare janë të profileve të ndryshme që janë përballë pandemisë dhe i nderojmë të gjithë mjekët, shtabet emergjente pa dallim”.

Kryeshefi i Postës, Xhevdet Smakiqi, tha se pulla postare si simbol, prezanton vlerat historike në art e kulturë, duke shtuar se mjekët e meritojnë titullin heronj.

Infektologu, Salih Ahmeti tha që përkrah këtë iniciative dhe vendosjen e pullës postare, raporton EO.

“Ne e marrim këtë si mirënjohje për punën që e kanë bërë gjatë pandemisë”.

“Edhe pse në rrethana të vështira ne kemi pasur lehtë punën sepse kemi punuar si ekip”.

Mbi 30 punëtorë shëndetësorë në Kosovë kanë vdekur në krye të detyrës gjatë pandemisë.

Të ngjashme