Puna 24 orëshe e Kardiologjisë Invazive kursen 740 mijë euro

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 10:56 | Nga
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë invasive 24-orësh,  shtatë ditë të javës ka bërë që vëllimi i punës të shtohet dukshëm dhe më këtë të mos referohen pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.Në raportin e fundit të Kardiologjisë Invazive, mes tjerash theksohet se gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut të miokardit, njofton Klan Kosova.

Nga parallogaritja e shërbimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezulton se buxhetit të shtetit i janë kursyer 740.000 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme