Putin: Globalizmi fajtor për sulmin që ndodhi në Krime

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Sulmi vdekjeprurës me bomba në një kolegj në Krime, “duket të jetë rezultat i globalizmit”, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin.

Në rrjetet sociale, në internet, ne shohim krijimin e komuniteteve të tëra. Gjithçka filloi me ngjarjet tragjike në shkollat në SHBA”, tha ai, njofton Klan Kosova.

Pesëmbëdhjetë studentë dhe pesë mësues u vranë në sulmin e së mërkurës në kolegjin teknik në Kerç.

Zyrtarët e quajtën vrasësin si Vladislav Roslyakov, 18 vjeç, i cili ua mori jetën, raporton BBC.

Ai ishte një student në kolegjin e qytetit në Krime – gadishulli jugor i aneksuar nga Rusia nga Ukraina në vitin 2014.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme