Pyetjet e frikshme që po i bën nxënësi i dyshuar për vrasje në Serbi, është i bindur se do të lirohet së shpejti

Prishtinë | 09 Maj 2023 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

13-vjeçari i cili me armën e të atit vrau tetë bashkëmoshatarë dhe një roje në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd nuk është penduar as sot, gjashtë ditë pas aktit monstruoz.

Aktualisht ai ndodhet në izolim në Klinikën e Neurologjisë dhe Psikiatrisë.

Sipas gazetës serbe “Blic”, djali ka vetëm dy pyetje “Kur do të dal nga këtu” dhe “Cilat janë reagimet ndaj veprës që bëra?”, përcjell Insajderi.

Gazeta thekson se i dyshuari nuk ka kërkuar të ketë kontakt me asnjeri, madje nuk ka kërkuar të takohet as me prindërit e tij.

“Asnjë kërkesë, as për prindërit nuk pyet. Interesimi i tij i vetëm është se kur del dhe cilat janë reagimet për aktin e tij”, ka thënë burimi i “Blic”.

Duke përshkruar gjendjen aktuale të të dyshuarit, burimi thekson se ai është plotësisht i qetë dhe nuk ka nevojë të marr as qetësues.

“Ai pret të jetë tejet i njohur. Pritshmëritë e tij janë që njerëzit të mblidhen nën dritaren e tij dhe t’i këndojnë”.

Media në fjalë raporton se djali kishte ndaluar së vrari miqtë e tij edhe pse kishte ende dy fishekë, pra 34 plumba për faktin se ndeju që po i merrej fryma.

Të ngjashme