PZAP gjatë ditës vendos për ankesat e partive politike

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) këtë të martë do të marrë një vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Këtë për KlanKosova.tv e konfirmoi kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

“Sot gjatë ditës vendosen rastet dhe do të publikohen” tha Desku.

Kujtojmë se ditë më parë Desku ka bërë të ditur se në total janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike, që lidhet kryesisht me moscertifikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“1.Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja; 2.Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë 3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. 3.PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. 4. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një Kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj. 5. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. 6. Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. 7. Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak te mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja”, pati thënë Desku.

Të ngjashme