Ekonomia Online
FUNDIT

PZAP-ja do të respektojë çdo vendim të Supremes për 392 pako të ardhura nga diaspora

PZAP-ja do të respektojë çdo vendim të Supremes për 392 pako të ardhura nga diaspora

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të respektojë çdo vendim që do të marrë Gjykata Supreme, në lidhje me ankesën e VV-së, për numërimin e 392 pakove të ardhura nga diaspora javën e kaluar, raporton Ekonomia Online.  “Ky është vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Me këtë vendim opinioni është njoftuar […]

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të respektojë çdo vendim që do të marrë Gjykata Supreme, në lidhje me ankesën e VV-së, për numërimin e 392 pakove të ardhura nga diaspora javën e kaluar, raporton Ekonomia Online.

 “Ky është vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Me këtë vendim opinioni është njoftuar dhe është hedhur si e pa bazë kjo ankesë, pala ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, tani është në kompetencën e Gjykatës Supreme për të marrë vendim për këtë ankesë në bazë të këtij vendimi do të merr vendime KQZ-ja”, tha Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku.

Ai ka thënë se PZAP-ja këtë vendim e ka marrë në seancën e mbajtur sot, ku ka shqyrtuar gjithsej 14 ankesa, përfshirë këtu edhe të VV-së.

“Ajo ka qenë një kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje për dy fletëvotime që kanë të bëjnë për dy vendvotime por që janë dy fletëvotime, ankesa është refuzuar e pjesshme, njëra fletëvotim është pranuar njëra është refuzuar”, ka thënë Desku.

“Gjatë ditës së sotme nuk ka pasur ankesa, ankesa e fundit ka qenë pas përfundimit të rinumërimit nga ana e KQZ-së ajo ankesë ka arritur dje, ajo ankesë është shqyrtuar është vendosur për atë ankesë është njoftuar pala pra Lëvizja Vetëvendosje dhe është njoftuar edhe KQZ-ja dhe tash nuk ka asnjë ankesë deri në orën 14 dhe nuk ka asnjë ankesë për rinumërim në PZAP”.

 “Ne nuk i kuptojmë akuzat dhe kundërakuzat, ne jemi në shërbim të ligjit, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka punuar në zbatim të ligjit. Paneli ka marr vendime të ligjshme, vendimet e nivelit më të lartë nuk i komentojmë, por vetëm i zbatojmë, është në kompetencë të Gjykatës Supreme ne do ta zbatojmë atë vendim”.

Në vendimin e PZAP-së thuhet se i njëjti urdhron Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, që fletvotimin në vendvotimin 2704/02R ta shpallë të pavlefshëm, ndërsa kërkesën e LVV-së për ta shpallë të pavlefshën fletëvotimin në vendvotimin 2705B/01D, PZAP-ja e ka refuzuar, njofton Klan Kosova.

Sot Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Supremes për numërimin e 392 pakove me vota nga diaspora.

Sipas VV-së, Gjykata Supreme duhet ë rikonfirmojë edhe njëherë këtë të drejtë dhe të urdhërojë numërimin e tyre pa humbur kohë.

Të ngjashme