Qëndrim Kryeziu: SHBA ia hapi derën Kosovës të bëhet ‘‘Katari i Evropës’’ por qeveria i tha jo gazit të tyre

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Qëndrim Kryeziu, kandidat i PDK’së për deputet, ka thënë se, DASH ‘’ia ka hapur derën Kosovës për t’u shndërruar në “Katarin e Evropës”, duke bërë thirrje për gazifikimin e qymyrit’’.

Porse, siç ka thënë Kryeziu, një projekt të tillë, ‘’vështirë se mund ta realizojë’’ qeveria e Kurtit, e cila, ka shtuar ai, ‘’i ka thënë jo termocentralit dhe gazit amerikan’’.

”Departmenti Amerikan i Shtetit ia ka hapur derën Kosovës për t’u shndërruar në “Katarin e Evropës”, duke bërë thirrje për gazifikimin e qymyrit.

Vendi ynë i ka të dokumentuara deri në 15 miliardë tonë thëngjill. Nga ky investim do të gjeneroheshin deri në 32 miliardë metra kub gaz në vit, që përbën rreth 20 për qind të eksporteve të Rusisë.

Por nga një qeveri që i ka thënë jo termocentralit dhe gazit amerikan, vështirë se mund të pritet ta realizojë këtë investim madhështor. Sepse, siç është vërtetuar gjatë këtyre viteve, interesi i saj ka mbetur varësia e Kosovës nga mafia energjetike rajonale serbe.

Më 7 qershor kemi shansin ta çlirojmë Kosovën nga kjo mafi, duke votuar për Partinë Demokratike të Kosovës.”, ka thënë ai.

Të ngjashme