Qerkini, Kurtit: Po na dhemb zemra qysh ndryshove prej se je hypë në atë karrige

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

“Të zhdukurit janë çështja e parë në raportet e Kosovës me Serbinë”, thoshte Albin Kurti derisa po ia mësynte postin e kryeministrit të Kosovës. Por me t’u takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq prioritetet ndryshuan.

Mund të numërohen me gishta sa herë çështja e të zhdukurve është zënë në gojë nga Kurti, përkatësisht nuk është tema kryesore, po flitet për një plan evropian.

Neglizhenca e treguar nga Kurti për këtë temë kaq të ndjeshme e ka nervozuar tej mase Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatë së të Pagjeturve.

Qerkini ka deklaruar se nuk e kupton se si Albin Kurti ka ndërruar prej që ka ardhur në pushtet.

Sipas tij më ai nuk po i përmend të zhdukurit, mes tjerash i dha edhe një porosi para se ky i fundit të takohet me Vuçiqin në Ohër.

“Kam një porosi për Kurtin para takimit në Ohër. Të mos shqetësohen familjarët e të pagjeturve se ajo është punë sikur Kanga e Bali Katravellës, ni hapa para dy mbrapa….”, tha Qerkini për Periskopin.

Të ngjashme