Qeveria aprovon kërkesën e Ministrisë për rritjen e kufirit të shpenzimeve prej dhjetë milionë euro për rehabilitimin e Linjës 10

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka miratuar listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Pjesë e kësaj liste janë Habib Basholli, Nasuf Mjekiqi, Bahri Karaça; Avdi Mjeku, Hasan Preteni dhe Kaltrinë Demiri.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve.

“Rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për mbulimin e obligimeve të projektit nga Kredia me Bankën Evropiane për Investime dhe nuk ndikon në tejkalimin e kufirit të deficitit sipas rregullës fiskale”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme