Qeveria e “lufton” veten me strategji

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 08:22 | Nga

Ekzekutivi e ka pranuar se sektori politik është fusha më sfiduese në luftën kundër korrupsionit.

Krahas kësaj, ka konstatuar se, pa vullnet real dhe të vërtetë politik, si dhe pa mbështetje të fortë dhe të prekshme për të gjitha organizatat e përfshira, nuk do të ketë ndryshime në luftën legjislative, institucionale dhe praktike kundër kësaj dukurie, shkruan sot Koha Ditore.

Pikëpamjen e ka dhënë në Strategjinë Kundër Korrupsionit, që i referohet periudhës 2018-2022, e të cilën e ka miratuar të premten.

Në të theksohet se politika e suksesshme kundër korrupsionit kërkon mbështetje të Qeverisë dhe të opozitës. Veç kësaj, është shtruar nevoja për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare, si një mjet jashtëzakonisht i dobishëm në luftën kundër korrupsionit.

Aty janë përmendur disa nga format e korrupsionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme