Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Mbrojten e Konsumatorit. Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ky ligj po përshtatet me praktikat dhe direktivat e Bashkimit Europian. “Me të rregullohet mbrojtja e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit dhe përgjegjësitë e konsumatorit në blerjen e produkteve të […]
Qeveria i hap rrugë ndryshimit të ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Mbrojten e Konsumatorit.
Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ky ligj po përshtatet me praktikat dhe direktivat e Bashkimit Europian.
“Me të rregullohet mbrojtja e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit dhe përgjegjësitë e konsumatorit në blerjen e produkteve të shërbimeve”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, ndryshimi i këtij ligji synon të vë më shumë rregull që do t’i kontribuojë mbrojtjes së konsumatorëve.
Ndryshe, ligji për Mbrojten e Konsumatorit funksionon në kuadër të Ministrisë, Indurstrisë dhe Ndërmarrësisë.













