Qeveria ia propozon Kuvendit dy emra për anëtarë të bordit të OSHP-së

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 13:05 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar vendimin për t’ia propozuar Kuvendit dy kandidatë për anëtarë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik.

Kryeministri Albin Kurti tha se Batisha Ibrahimi dhe Meriton Zika janë kandidatët e përzgjedhur, të cilët i paralajmëroi se mund të shkarkohen në rast se “veprojnë në kundërshtim me normat ligjore e parimet e integritetit profesional e moral”.

“Anëtarët e votuar nga Kuvendi do ta kenë përkrahjen e Qeverisë derisa të tregojnë profesionalizëm, përkushtim dhe integritet”, tha Kurti.

“Nuk do të hezitojmë të veprojmë ndryshe, për aq sa na lejon ligji, kur këta anëtarë veprojnë në kundërshtim me normat ligjore e parimet e integritetit profesional e moral”, shtoi ai.

Të ngjashme