Ekonomia Online
FUNDIT

Qeveria Kurti hyn në histori si më jetëshkurtra, mbijetoi vetëm 51 ditë

Qeveria Kurti hyn në histori si më jetëshkurtra, mbijetoi vetëm 51 ditë

Albin Kurti ka hyrë në histori si kryeministri që e udhëhoqi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke bërë që Qeveria e tij të jetë më jetëshkurtra ndonjëherë në Kosovë. Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës. LDK-ja e prishi koalicionin […]

Albin Kurti ka hyrë në histori si kryeministri që e udhëhoqi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke bërë që Qeveria e tij të jetë më jetëshkurtra ndonjëherë në Kosovë.

Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.

LDK-ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe nuk e hoqi taksën ndaj Serbisë pas kërkesave të Amerikës, po ashtu LDK tha se VV-ja tentoi ta nënshtrojë e përul partinë “Rugoviane”, shkruan Metro.

Për rrëzimin e Kurtit, LDK-ja u ndihmua dhe nga partitë opozitare, PDK-ja, AAK-ja, Nisma, dhe pakicave.

Të ngjashme