Ekonomia Online
FUNDIT

Qeveria Kurti po rrëzohet se ka probleme me Amerikën

Qeveria Kurti po rrëzohet se ka probleme me Amerikën

Analisti politik, Bekim Kabashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po rrëzohet nga Qeveria se kishte probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo pse po dëshiron LDK-ja. Në një shkrim në Facebook, Kabashi ka thënë se Qeveria Kurti nisi të rrëzohej kur Albini zgjodhi si partner BE-në dhe u tregua jobashkëpunuese me SHBA-në. “Veç […]

Analisti politik, Bekim Kabashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po rrëzohet nga Qeveria se kishte probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo pse po dëshiron LDK-ja.

Në një shkrim në Facebook, Kabashi ka thënë se Qeveria Kurti nisi të rrëzohej kur Albini zgjodhi si partner BE-në dhe u tregua jobashkëpunuese me SHBA-në.

“Veç një gjë duhet ditur, edhe nuk duhet harru. Sikur mos t’kishte probleme me Amerikën, Albinit nuk do të mund t’ia rrëzonte LDK-ja qeverinë”.

“Albini po e rrëzon vetë qeverinë e tij. Ajo nisi të rrezohej kur Albini zgjodhi si partner BE-ne dhe u tregua jo bashkëpunues me SHBA-në”.

Shkarkimi i Agim Veliut, Kabashi e ka quajtur veprim inteligjent politik i Albinit, edhe pse jo fer.

“Shkarkimi i tij ishte hile, që të mos thuhej se Qeveria Kurti ra shkaku i Amerikës, por shkaku i Agimit e Hashimit”.

Të ngjashme