“Qeveria la anash ekonominë e vendit“

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Pa hezituar fare, Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit para komisionit parlamentar për ekonomi akuzoi opozitën për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, që për pasojë nuk ka investime kapitale edhe ndërkombëtare në Kosovë.

“Investimet kapitale në sektorin e energjisë nuk i bënë ministria, qeveria, ato bëhen nga ndërmarrjet publike ose private. Sa i përket investimeve kapitale që janë realizuar, në KEK një projekt me rëndësi shumë që është realizuar…Investimet kapitale sidomos investimet e mëdha në sektor si energjia, nuk mund të ndodhin brenda natës, për këtë arsyeje është strategjia para projekteve dhe t’i përpilojmë lisën e projekteve. Duhet të keni parasysh që për secilin prej këtyre projekteve ka faza të gjata, dhe pjesa më e madhe e tyre bazohen në marrëveshje ndërkombëtare…Ju si Kuvend dhe opozitë nuk na keni ndihmuar në këtë aspekt, pra keni qenë pengese duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare me muaj të tërë, dhe duke zhagitur projekte të rëndësishme…Tek ndërmarrja publike Trepça vjet ndarë 970 mijë euro, ndërsa janë shpenzuar 583 mijë euro…tek infrakos janë dhënë me marrëveshje 489 mijë euro, prej të cilave janë shpenzuar 245 mijë euro, tek trainkos janë dhënë rreth 444 mijë, mirëpo janë shpenzuar vetëm 28.9 mijë, tek ndërmarrjet e ujerave kanë qenë 440 mijë prej të cilave janë shpenzuar 57 mijë“, tha Rizvanolli

Këto deklarata të ministres Rizvanolli erdhën pasi që kryetari i komisionit për ekonomi, Ferat Shala, kritikoi qeverinë për mos investim në sektorët më vital të shtetit, siç janë industria dhe prodhimtaria.

“Nuk pash investime kapitale tek ndërmarrjet publike, si ministri e zhvillimit nuk konsideroj që mund ta zhvillojmë vendin duke bërë ndonjë pilot projekt në Kuvendin e Kosovës. Edhe ashtu ajo si eksperiment mund të jetë, por çfarë i sjell zhvillimit ekonomik… Në esencë investim kapital në sektorin më vital të shtetit në industri, në përpunim, në prodhimtari nuk kam parë, përveç dokumenteve të hartuara. Konkretisht, krijimi i katastrit të paraqitjeve xeherore të mineralit e kromit…Krijimi i katastrit po e kuptoj që është mirë, por mbi cilën bazë shkencore dhe mbi cilat hulumtime dhe kush po e krijon këtë data bazë të paraqitjeve kronvike në pjesën masive të Sharrit, kush janë kapacitetet e ministrisë që e bëjnë këtë punë të mirë”, tha Shala

Por, kryetari i alancës së biznesve Agim Shahini, fajin ia hedhë Qeverisë, pasi sipas tij, ka dështuar të krijojë një strategji për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.

“Pozita fajson opozitën, opozita fajson pozitën dhe mund të them se është koha e fundit kur do të duhej që dikush të jep përgjegjësi pasi që viti I kaluar ishte viti që kishte rënie edhe në eksport edhe në konsum edhe në çdo fushë biznesore…”, tha Shahini për rtv21

Jo rrallë, mungesa e investimeve të huaja në vendin tonë është arsyetuar me stabilitetit të paqëndrueshëm politik, por kryetari i Odës Sllovene, Bajram Fusha, konsideron se problemi nuk qëndron këtu sa tek mungesa e komunikimit biznes- institucion dhe tek komunikimi ndërinstitucional. Fusha vlerëson po ashtu se dialogu me Serbinë ka lënë anash ekonominë e vendit.

“Po nëse e sheh që një derë nuk po hapet duke u shty duhet me e provu me e hapë tu e ngrehë pra çështja e dialogut po na hargjon shumë energji dhe po na ikin pjesët e tjera, sepse nëse do të ishim të fortë ekonomikisht do të ishim të fortë edhe në dialog do të kthehej Kosova në një faktor. Pra tash e sav jet duke dialogu Kosova ka mbetë si ka mbetë”, tha Fusha.

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është kritikuar për mungesë të investimeve kapitale dhe mungesë të investitorëve strategjikë, të cilët do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Të ngjashme