Qeveria miraton ndryshimin e vendimit për 10% e Trustit

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 12:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimit e vendimit të vitit 2021 që parashihte afatin për aplikim dhe fillimin e rimbursimit të mjeteve të tërhequra nga Trusti rreth dy vjet më parë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati propozoi shtyrjen e afatit për aplikim të rimbursimit të mjeteve që qytetarët kanë tërhequr nga Trusti.

Sipas këtij vendimi, rimbursimi i mjeteve të Trustit do të realizohej nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Fondet Pensionale. Aplikimi për rimbursimin e mjeteve, sipas këtij vendimi, do të përfundojë pas tre ditësh, më 31 dhjetor, 2022.

Ministri Murati ka propozuar që ky afat të zgjatet për gjashtë muaj.

“Ka qenë e paraparë që deri në fund të këtij viti të bëhet një formë aplikimi për personat që do duhej të rimbursoheshin, na duhet një afat shtesë për rimbursim prej gjashtë muajsh”, ka thënë Murati.

Propozimi i tij është miratuar me shumicë të votave nga kabineti qeveritar.

Të ngjashme