Qeveria po e pret draft-statutin për Asociacionin

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 17:09 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për media, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ende nuk e kanë marrë draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Haradinaj tha se, ndonëse kanë dëgjuar që statuti është me simbole të Kosovës,  ai paraqitet si Kosovë dhe Metohi. Sipas tij, këtë raport do ta ketë Qeveria pasi që të dorëzohet në Bruksel.

“Unë vet nuk e kam lexu, kolegë të e mi e kanë, por zyrtarisht na nuk e kemi marr draft-statutin e Asociacionit, për shkak se procedura parashihet të dorëzohet në Bruksel, por kemi dëgjuar për këto”, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme