QIPS: ” ShSKUK duhet të shmang metodat regresive të trajtimit të pacientëve”

Prishtinë | 24 Gus 2023 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Qendra Për Informim dhe Përmirësim Social ka reaguar sot në lidhje me rastin e vdekjes së pacientit në Klinikën e Psikiatrisë.
QIPS tha se ShSKUK se duhet të shmang metodat regresive të trajtimit të pacientëve, duke përfshirë këtu shtrëngimin e trajtimit të pavullnetshëm, ashtu siç rekomandohet edhe nga OBSH.
Sipas tyre rasti që përfundoi me fatalitet mund të ketë ndodhur për shkak mungesës së kontrollit adekuat dhe për këtë ShSKUK dhe Ministri Arben Vitija duhet të marrin haat e duhur dhe conform rekomandimeve të OBSH.

Reagimi I plotë:
Në orët e vona të natës jemi informuar nga media mbi vdekjen e një pacienti i cili po merrte trajtim në Klinikën e Psikiatrisë brenda QKUK. Nga informatat e publikuara, pacienti ishte futur në dhomën e izolimit për trajtim të pavullnetshëm, ku është ndezë një zjarr i cili e vrau pacientin dhe shkaktoi lëndime tek persona të tjerë, duke përfshirë staf dhe një paciente tjetër. Në moment po dyshohet se, për shkak të mungesës së kontrollit adekuat, pacienti ka pasur mundësinë që të marr një mjet me të cilin ndezi krevatin dhe rezultoi në fatalitet.
I shprehim ngushëllimet tona për familjen në ballë të kësaj tragjedie dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për personat tjerë të ndikuar. Gjithashtu mirëpresim lajmin nga ShSKUK se janë në proces të vlerësimit të situatës dhe të ndëshkimit ndaj personave përgjegjës.
Sidoqoftë, ne rikujtojmë ShSKUK se duhet të shmangin metoda regresive të trajtimit të pacientëve, duke përfshirë këtu shtrëngimin e trajtimit të pavullnetshëm, ashtu siç rekomandohet edhe nga OBSH. Masa të tilla lejojnë dhe legjitimojnë vdekjet e pacientëve nga moskujdesja përkundër idesë se i “ruajnë nga vetëvetja”. Nuk është vetëm kontrolli i mjaftueshëm që duhet të shtrohet në pyetje, por e gjithë politika e trajtimit të pavullnetshëm të pacientëve në qoftë se dëshirojmë që të sigurojmë se nuk do të ketë më raste të tilla.
Shpresojmë se ShSKUK, së bashku me Ministrin Arben Vitia, të ndërmarrin hapat e duhura dhe konform rekomandimeve të OBSH.
Për çdo eventualitet, ne do të vazhdojmë ta përcjellim situatën.

Të ngjashme