Quinti s’ka konsensus, Gjermania e Franca i nisin demarsh LDK-së që ta tërheq mocionin

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka njoftuar se Gjermania e Franca kanë nisur një demarsh drejtuar zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti që të njoftojë kryetarin e LDK-së për shqetësimin e të dyja shteteve  për të rikonsideruar mocionin e mosbesimit.

Kjo iniciativë bëhet pa shtetet tjera të QUINT’it, SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Italinë.

Ambasadori Heldt ka shkruar në Twitter se Franca dhe Gjermania ftojnë LDK-në që të konsiderojnë mocionin e mosbesimit dhe të mbajnë qeverinë stabile përballë sfidave.

“Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë kanë nisur një demarsh për zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti për të njoftuar kryetarin Isa Mustafa dhe për të dëgjuar shqetësimet zyrtare të të dyja kryeqyteteve. Franca dhe Gjermania qëndrojnë në anën e popullit të Kosovës në kriza. Ftojmë LDK-në të rishqyrtojë mocionin e mosbesimit dhe të mbajë një qeveri të besueshme dhe stabile për t’u përballur me sfidat”, ka shkruar amabasadori gjerman në Twitter.

Të ngjashme