Qumështi ju mbron nga kanceri i zorrëve

Prishtinë | 25 Shk 2017 | 15:21 | Nga

Konsumimi i rregullt i qumështit mbron nga rreziku për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë.
Studiuesit amerikanë kanë analizuar të dhëna të pothuajse 500 mijë personave të mbledhura nga studimet e mëhershme.

Rezultatet e analizave kanë treguar se personat të cilët konsumojnë 400 ml qumësht çdo ditë ulin rrezikun për 12% për t’u prekur nga ky lloj i kancerit krahasuar me ata që nuk konsumojnë qumështin.

Kanceri i zorrës së trashë është lloji i tretë më i shpeshtë i kancerit në botë, ndërsa shkalla e prekjes nga ai dallon në vende të ndryshme, që mund të shpjegohet edhe nga ndryshimi i shprehive në të ushqyer.

Ndikimin pozitiv të qumështit shkencëtarët e shpjegojnë me veprimin e kalciumit, i cili më herët ishte dëshmuar se ka efekt mbrojtës.

Vlerësohet se konsumimi i kalciumit në sasinë prej 1000 mg në ditë, mund të ulë rastin e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë deri në 15% tek gratë ndërsa deri në 10% tek meshkujt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme