Qytetarë të shumtë para Speciales, në mesin e tyre edhe djali i Kadri Veselit

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Në Hagë ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.

Për të mbështetur ish krerët e UÇK-së, janë mbledhur qytetarë të Kosovës që jetojnë në diasporë, të cilët tashmë ndodhën pranë Gjykatës Speciale, ku edhe po kërkojnë lirinë e tyre.

Në mesin e qytetarëve është parë edhe djali i ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Të ngjashme