Qytetarët besojnë se sulmi në veri ishte skenar i Serbisë, por që dështoi – Lavdërojnë punën e Policisë

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 09:00 | Nga Gresë Alija Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët e Kosovës janë të bindur se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku një polic u vra, ishte i organizuar nga Serbia.

Qytetarë të intervistuar nga Ekonomia Online thanë se ky sulm cenoi integritetin territorial të Kosovës. Por, Policia e Kosovës arriti me profesionalizëm, guxim dhe patriotizëm të zmbraps sulmin.

Madje, ka qytetarë që mendojnë se tashmë përfundimisht është vendosur rendi dhe ligji në veri të Kosovës.

“Ky ishte një sulm terrorist i organizuar, por skenari i Beogradit dështoi. E ne humbëm një dëshmor, i cili do të kujtohet përjetësisht, do të jetë si një gur në themelin e shtetit të Kosovës”, tha Ismet Gashi.

“Policia jonë ishte mjaftë efikase dhe arriti t’i çmontojë këta terroristë të cilët përkrahen në mënyrë të qartë prej Beogradit dhe se kryeskenaristit Vuçiq i cili vazhdon të njëjtën politikë që e ka mësuar prej Sheshelit dhe i ka shërbyer Millosheviqit”, u shpreh ky qytetar.

Edhe Behxhet Mustafa u shpreh se sponsorisues i këtij sulmi është Serbia.

“Kur te ke dreqin kojshi qeshtu e ke. Ishallah shkoçemi me ta një herë e përgjithmonë”.

Aziz Berisha tha se Policia e Kosovës veproi me profesionalizëm, guxim dhe patriotizëm dhe se ky sulm cenoi integritetin territorial të Kosovës.

“Serbia dje ka cenuar integritetin territorial dhe sovranitetin e rendin kushtetuese të Kosovës. Për këtë, në mënyrë adekuate dhe me profesionalizëm shumë të lartë, Policia e Kosovës iu përgjigj dhe atë që e merituan e gjetën nga Policia e Kosovës”.

“Më vjen keq për të ndjerin, policin tonë i cili e humbi jetën. Është dhimbje e madhe, humbje për Kosovën. I shpreh ngushëllime familjes dhe të gjithë kolegëve të tij, policë të Kosovës, njëkohësisht i përgëzoj kolegët e të ndjerit për atë se gjakun s’ia lanë të shkoi huq kolegut të tyre por në minutat dhe orët e pastajme shkëlqyen me profesionalizmin, guximin dhe patriotizmin e tyre”.

“Ajo që është bërë dje është gjëja më e duhur. Tani mund të them përfundimisht se Kosova ka futur nën kontrollin e vet të gjithë territorin e Kosovës, çka deri para 3-4 viteve ka qenë ndoshta e paimagjinueshme”, tha Berisha.

Ndërkaq, Reshat Salihu tha e ky sulm është bërë me iniciativën e Rusisë dhe Serbisë e që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit, kryesisht të Kosovës.

“Mendoj se dje ka qenë sulm shtetit të Kosovës, ka qenë sulm ndaj një shteti sovran siç është Kosova, normal nga ‘miku’ i vjetër, Serbia e cila me çdo kusht do ta destabilizojë Ballkanin, gjegjësisht Kosovën”.

“Vetë ardhja e ministrit rus të jashtëm që ishte pardje në Beograd dhe menjëherë të nesërmen ndodhi ajo, kjo është me iniciativë të Rusisë me  Serbinë, dëshirojë të heqin vëmendjen Ukrainës me ardhë në Kosovë më bo trazira kështu që kjo është e pritshme, mendoj që ka qenë sulm dhe kjo duhet gjykuar nga Evropa, nga Amerika, sepse të sulmohen një shtet me aq armatim, kjo është e papranueshme, kështu që mendoj se ka qenë sulm, por për fat të keq humbëm një njeri, një polic, i cili respekt për të që ka bë çmos. Duhet Evropa të marrë masa Serbisë, ta ndëshkojnë dhe t’i heqë sanksionet që i ka ndaj neve, ne jemi në shtet tonë”.

Të ngjashme