Qytetarët pro tërheqjes së Trustit, e kundër protestave

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tërheqja e mjeteve nga Trusti po kërkohet me të madhe nga qytetarët e Kosovës. Ata thonë për Ekonomia Online, se tërheqja e mjeteve nga Trusti Pensional është e drejtë e tyre dhe se kjo duhet të lejohet. Por janë shprehur kundër mbajtjes së protestave, raporton Ekonomia Online.

Protesta e paralajmëruar për sot për lejimin e tërheqjes së Trustit, po shihet si manipulim i disa grupacioneve për interesa të ulëta.

Skender Pasha thotë se është pro tërheqjes së trustit pasi qytetarët kanë nevojë për ato mjete, si pasojë e rritjes së çmimeve e inflacionit.

“Unë jam pro, me i marr kush çka ka mjetet e veta. Unë e di që është institucion shtetëror, po unë e di që edhe populli është në zor. Inflacioni është i madh, njerëzit nuk po munden të blejnë gjëra, nuk po munden me shku në market. Çdo gjë shtrenjtë, të ardhurat personale nuk i mbulojnë ato shpenzime që po krijohen”.

Sa i përket protestës, ai thotë se edhe pse i përkrah nuk do të del.

“Jo që pritoj, unë e përkrahi po unë pritoj me dal. Ato janë parët e veta more burrë. Ata qetash janë në zor, dikur s’kanë nevojë për ato. Ato para devalvohen, paratë që i ke në xhirollogari që ti ruan ai, ato përditë i ke ma pak. Me 100 euro çka blen tash, pas një muaji nuk mundesh me ble as gjysmën. Prandaj, edhe në aspektin ekonomik, këta e Qeveria si i sheh ato gjëra nuk e di. Veç ato devalvime i bënë të vetën, parët në xhep, blen miell, blen sheqer, blen vaj. Përditë e më shumë po shtrenjtohen, çdo gjë po shtrenjtohen. E ka logjikën e vetë edhe ekonomike, tash po ju duhen se në zor edhe shteti edhe populli. Jepja paratë popullit, jo krejt po aq sa me ju ndihmu pak”, tha ai.

Por kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusi është shprehur Sami Gashi. Ai kundër është edhe për mbajtjen e protestave, të cilat i konsideron si manipulim e keqpërdorim të qytetarëve nga grupe të caktuara të interesit.

“Unë në parim jam kundër. Trusti janë mjete ku grumbullohen edhe ato shërbejnë për një ditë tjetër më vonë. Po nëse shfrytëzohen për këtë moment, unë si e kuptoj edhe si ekziston në ShBA është një dëmtim shumë i madh për vetë palën. Protesta është sot po unë më shumë e vlerësoj si manipulim i grupacioneve të interesit të cilët dëshirojnë ta keqpërdorin popullatën në Kosovë për shkak të pakënaqësive, gjendjes ekonomike që ekziston në Kosovë”, tha ai.

“Mos të bien asnjëherë në grackë të grupacioneve të interesit sepse ato janë shumë të ngushta, i bëjnë shumë dëm çështjes tonë në përgjithësi edhe i bëjnë dëm vetë vetes”.

Edhe Bislim Ademi për EO tha se është pro tërheqjes së trustit, ndërsa në protestë nuk do të del pasi sipas tij grupet e caktuara po gënjejnë e nuk po flasin asgjë.

“Jam për me i tërheq. Ja ndihmon njerëzimit e kush ka trust, gjithë kjo rritje çmimesh ndoshta kërpitet diqysh, ndoshta arnohet diqysh. Jo kurrë nuk kam me dalë, as nuk dal se po rrejnë shumë, po flasin asgjë hiç. Arsimi 3 muaj verës edhe 1 dimër plus çka kanë tjera që nuk shkojnë, faktikisht 4-5 muaj e ka pushim edhe henëz lypin edhe për Kosovë nuk e kanë të ligë rrogën. Për Kosovë nuk ka ma mirë. Ata janë gabim krejt”, tha ai.

Florim Isufi tha se është pro tërheqjes, e se ligjet në Kosovë duhet të përshtaten me ato të Evropës. Ai konsideron se nuk ka nevojë për protestë, pasi është Qeveria e deputetët që merren.

“Nuk jam kundër për arsye se ligji duhet të përshtatet me ligjet e Evropës. Në Evropë trustin pas tri vitesh që deponon në të, mundesh me tërheq sa të duash edhe me i kthy vetë. Po jo si herën e kaluar që bëhen ashtu, tërhiqni 10 për qind e t’i mbuloj shteti, nuk i mbulon ato shteti. Duhet vetë secili çka të tërheqin me i kthy ato. Janë kursime tona, nuk janë të shtetit,  t’i mbuloj shteti. Duhet me qenë ligji i njëjtë me vendet Evropiane ku pas 3 viteve deponim, sa të duash mundesh me tërheq vetëm të fitimit edhe sa të dush i lenë. Që ke mundësi pastaj me i rimbursu vetë, i rimburson e jo shteti”, tha ai.

“Nuk ka nevojë për protestë, është parlamenti, është Qeveria, janë deputetët. Protesta nuk ka asnjë arsye të bëhet. Pse mu bë protesta kur atje numrat edhe bën protestë edhe nuk bëre, ta bëjmë edhe një zhurmë pak më shumë po nuk bëhet asgjë prej saj”, tha ai.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme