Qytetari në Prishtinë gjen kuletën me më shumë se 1 mijë euro, e dorëzon në polici

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar në Prishtinë ka gjetur një kuletë me shumë në të mbi 1 mijë euro dhe dokumente personale, të cilat i ka dërguar në polici.

Është Policia e Kosovës që ka njoftuar se shuma e parave dhe dokumentet i janë kthyer pronarit.

Njoftimi i policisë:

Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.
Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.

Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.

Të ngjashme