Qyteti që pret tre herë brenda ditës Vitin e Ri

Prishtinë | 01 Jan 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Nata e ndërrimit të viteve konsiderohet nga shumë njerëz si festa më e rëndësishme e vitit. Por një qytet i vogël australian ka tre herë arsye për të festuar.

Cameron Corner, që shtrihet në kufijtë e Queensland, New South Wales dhe Australisë së Jugut, feston tre herë Vitin e Ri.

Për shkak të pozitës unike, qyteti ndodhet mes tri zonave kohore të tre shteteve, që janë secila 30 minuta njëra pas tjetrës.

Kjo do të thotë se banorët në çdo prag Viti të Ri, shkojnë në tre kënde të ndryshme dhe për çdo gjysmë ore numërojnë së prapthi për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Qyteti ka vetëm dy banorë të përhershëm, por në fund të vitit turma të mëdha njerëzish mblidhen për të festuar aty.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme