Radojiçiq brenda Manastirit, Hovenier: E kam parë postimin e ministrit – s’i dimë të gjitha

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan, Jeffery Hovenier, pas takimit që mbajti me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, është deklaruar para gazetarëve për sulmin në veri, raporton Ekonomia Online.

Ai u pyet për publikimet e ministrit Xhelal Sveçla, i cili bëri publike disa pamje ku tha se pjesë e grupit terrorist ishte edhe Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Hovenier tha se e kishte parë këtë, por se është ende herët për t’i ditur të gjitha.

“E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha. Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë. Ky ishte një kërcënim për Kosovën dhe popullin e saj me pasoja tragjike”.

Të ngjashme