Rakiq: Deri më 19 prill Brukseli dhe Prishtina mund ta shpëtojnë fytyrën

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 15:40 | Nga

Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe Listes Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk duhet t’ia lejojnë vetes që të përsëritet ajo që ndodhi më 26 mars në veri – arrestimi i Marko Gjuriq.

“Nuk mund të poshtëroni, të mos përfillni njerëz dhe të prisni që ata të mos mbrohen”.

“Përfaqësuesit e serbëve kanë vendosur që ta ndihmojnë Brukselin dhe Prishtinën që ta ruajnë fytyrën deri më 19 prill, që të nisin formimin e Asociacionit të komunave serbe, ose ne do ta bëjmë vetë”, ka thënë Rakiq për Politics, përcjell Klan Kosova.

Lista Serbe u ka dhënë ultimatum institucioneve të Kosovës për ta formuar Asociacionin, përndryshe më 20 prill siç kanë njoftuar ata do ta bëjnë vetë atë.

Sa i përket arrestimit të Gjuriqit nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, Rakiq ka thënë se ai nuk ka qenë arrestim por kidnapim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme