Rakiq: Pezullojmë pjesëmarrjen në institucione derisa gjyqtarja Stefanoviq të kthehet në punë

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 12:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Goran Rakiqi, ministër në Qeverinë e Kosovës dhe kryetar i Listës Serbe, ka thënë se e suspendojnë punën në institucionet e Kosovës, derisa kryetarja e Gjykatës në Mitrovicë nuk do të kthehet në punë.

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, i bëri komentet për gazetarët pas protestës së serbëve në veri të vendit.

“Derisa nuk kthehet në punë Liljana Stefanoviq, as ne nuk do të shkojmë në punë. Ne suspendojmë punën tonë në institucione derisa Stefanoviq kthehet në punë”, ka thënë Rakiqi.

Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi se e kanë prishur Marrëveshjen e Brukselit.

“Zoti Kurti e ka prishur Marrëveshjen. Zoti Bislimi e ka prishur Marrëveshjen’.

“Nuk frikësohemi as nga policia, as nga ROSU, ne do të qëndrojmë në vendin tonë”, ka thënë Rakiq.

“I dërgoj një mesazh Albin Kurtit, Policisë së Kosovës se nuk do të na frikësoni. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa që kanë shqiptarët në Kosovë. Duam paqe. Dua të theksoj se për herë të parë nuk kemi arritur një marrëveshje me presidentin Aleksandar Vuçiq për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Edhe sot i kemi kërkuar të njëjtën gjë, por ai ka kërkuar që mos ta bëjmë”, tha ai.

Të organizuar nga Lista Serbe, serbët kanë protestuar sot në Veri të Mitrovicës dhe në Graçanicë, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, më 3 prill.

Popullata e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës ka protestuar në Mitrovicën e Veriut, ndërsa ata që jetojnë në gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit, kishin arritur në mënyrë të organizuar në Graçanicë.

Protestuesit mbanin parulla “Me paqe kundër dhunës së Kurtit”, “Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe Metohia”, “Duam vetëm të drejtat tona” etj.

Nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, tha në Graçanicë se mesazhi kryesor i protestës ishte “të ndalet dhuna institucionale ndaj serbëve”.

Të ngjashme