Rama në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka udhëtuar drejt Francës.

Rama ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris.

Siç raporton Abcnews.al Rama pasi mori pjesë në ceremoninë e hapjes, ishte edhe pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e COVID-19.

“Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se pasi mori pjesë në Ceremoninë e Hapjes, Kryeministri Rama ishte edhe pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e COVID-19″/Abcnews.

Të ngjashme