Rama njofton se përgjatë rrugës “Garibaldi” do të parkohen taksistët

Prishtinë | 24 Gus 2023 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se taksistëve që parkonin në hyrje të sheshit “Xhorxh Bush” u është siguruar parkimi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ata tani mund të parkohen përgjatë rrugës “Garibaldi”.

“Për një kohë shumë të shkurtër ju siguruam vendet për parkim taksistëve përgjatë rrugës “ Garibaldi”, të cilët më herët i parkonin veturat në hyrje të bulevardit “Xhorxh Bush” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Për një kohë shumë të shkurtër ju siguruam vendet për parkim taksistëve përgjatë rrugës “ Garibaldi”, të cilët më herët i parkonin veturat në hyrje të bulevardit “Xhorxh Bush”.

Në realizimin e Panit të Mobilitetit përfshihen:

  1. 4 vende për personat me aftësi të kufizuara
  2. 2 vende për veturat që kanë shenjën “Baby on Board”
  3. 4 vende për motoçikleta
  4. 2 Lokacione për 20 biçikleta
  5. Biçikleta private
  6. RENT BIKE Prishtina
  7. 12 vende për Auto Taxi me numra të licencës pas aplikimit të tyre në DSHP
  8. 2 vende deri në 10 min Loading Bay
  9. Veturat tjera afërsisht 25 deri 30.

Të ngjashme