Rama: Për të ecur përpara duhet të njohim historinë, gratë janë pjesë e pandashme e saj

Prishtinë | 17 Shk 2025 | 11:03 | Nga Diellza Gashi

Në mbledhjen e seancës solemne të Komunës së Prishtinës, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, theksoi rëndësinë e kujtimit të historisë dhe nderimin e heroizmave, duke theksuar se gratë që luftuan krah për krah me burrat shpesh janë harruar, raporton Ekonomia Online.

Rama vuri në dukje se për të ecur përpara, duhet të njihet e vërteta historike e Kosovës. 

“Por, sivjet ndodhi diçka madhështore ish ushtarët e UÇK-së nuk na lanë të vetëm, komandanti Fatmir Sopi më pa nuk mundem me të lënë vetëm. Në atë çast ndjeva diçka më të madhe se fjala sikur në qiell të shqetësuar janë ende për fatin tonë Adem Jashari dhe Adem Demaçi, kishin shtrënguar duart te retë. Kjo nuk është e vetmja mrekulli jemi këtu për të përkujtuar historinë që na formësoj, një histori që ka ende shumë të pa thëna, por edhe që ka heronj dhe heroina që shpeshherë qenë nën hije. Kur flasim për luftën tonë portretizohen burrat tonë si heronj, por padrejtësisht i lamë në harresë gratë që luftuan me burra krahë për krahë. Në këtë përvjetor nderimin do t’ua drejtojmë grave që qëndruar të pa trembura dhe luftuar drejt lirisë së Kosovës. Për të ecur përpara duhet të njohim historinë dhe gratë që janë pjesë e pandashme e saj”, ka thënë Rama.

Fatmir Sopi, ish-anëtar i UÇK-së, ka theksuar se liria dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës erdhën pas sakrificave të mëdha.

“Për të ardhur deri kjo ditë e mardhe u derdhën shumë djersë gjak dhe sakrifica. Për ta fituar lirinë dhe për ta shpallur pavarësinë e saj Adem Demaçi bashkë me shumë veprimtarë, kontribut të madh jepen edhe lëvizjet studentore që patën një jehonë të madhe. Nga gjiri i këtij populli lindi Ushtria Çlirimtarë e Kosovës, në krye me Adem Jasharit, UÇK ishte njëra nga projektet më të mëdha shqiptare. Pas luftës titanike fitoj ndihmën e NATO-së të gjithë këta faktorë ishin vendimtar që të arrihet çlirimi i Kosovës. Nga një tokë e djegur siç e la pushtuesi serb Kosova po ec drejtë horizonteve të reja. Këtë ditë po e zbehet mos prezenca e liribërësve, krerët e UCK të cilët po gjykohet padrejtësisht dhe me akuza të pabaza”, ka thënë Sopi.

Rama ndau çmime për Ramize Abdullahu-Salihu, Emine Vitia-Brahimi, Hyrije Veliu, Ibadete Canolli-Kaçiu, Zybrie Vitia të cilat kanë kontribuar në lirinë e Kosovës.

Të ngjashme