Rama tregon synimin për “Shqipërinë 2030”: Do vazhdojmë me rritjen e pagave për mësuesit

Prishtinë | 13 Sht 2024 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe ai i Brendshëm Ervin Hoxha ka qenë i pranishëm në shkollën “Kosova”, aty ku ka folur për sigurinë në sistemin arsimor, për të cilën janë angazhuar 240 oficerë policie.

Kryeministri Rama e vuri theksin tek rritja e pagave, për të cilat tha se sot ka arritur në 950 euro për mësuesit.

Rritja e mëtejshme e pagave shtoi kryeministri është qëllimi i qeverisë, teksa theksoi se për “Shqipërinë 2030” po synohet që të kthehen më shumë profesionistë në vendin tonë dhe të qëndrojnë ata që do dalin në të ardhmen.

Të ngjashme