Rama viziton shtëpinë-shkollë të familjes Hertica, flet për zgjedhjen e drejtorëve e nënkryetarit nga PDK

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 13:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, se bashku me kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina, dhe disa prej drejtorëve të Komunës së Prishtinës, kanë vizituar Muzeun “Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica, shtëpi këto që u shndërruan në shkolla në periudhën e rezistencës kundër regjimit serb, raporton Ekonomia Online.

Nga aty i pari i kryeqytetit ka folur edhe për përzgjedhjen e drejtorëve dhe nënkryetarit që do të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës tha se janë në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit që do të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Jam në proces të përzgjedhjes”, tha ai.

Ndërkaq për ketë monument, tha se Kuvendi i Prishtinës ka shpallur muze me emrin “Shtëpitë-Shkolla”.

“Pas shumë procedurave te tenderimit projekti ideor është përzgjedhur tash dhe është finalizuar nga komuna e Prishtinës dhe tash jemi duke finalizuar procedurat e mëtejme të projektit të përzgjedhur në mënyrë që ky objekt muzeal të fillojë punën dhe ti pres vizitorët”, ka thënë Rama.

Ndërsa Avdyl Gashi drejtor i i këtij muzeu, ka rrëfyer për formën e shkollimit në atë kohë dhe vështirësitë që kanë kaluar.

Ai tha se pavarësisht vështirësive vullneti dhe motivi i ka bërë që të vazhdojnë.

“Kur kemi fillu në janar të vitit 1991 nuk kemi qenë vetëm në këtë objekt. 12 objekte kanë qenë dhe tre muajt e parë kanë qenë të pa imagjinueshme si do të realizohet mësimi lëndor kur një klasë ishte këtu, tjetra në Dragodan, në Breg të Diellit etj. Vetëm orari me u hartu ka qenë problem. Mirëpo dy elemente janë për mua qenësore. Vullneti dhe dëshira kanë qenë unike. Edhe i yni, edhe i nxënësve edhe i arsimtarëve. Ne fillim çdo ditë pas mësimit i analizonim çka bëmë sot dhe çka mundemi me ndryshu nesër”, u shpreh ai.

Të ngjashme