Ramabaja: Lajçak është pro serb, BE dhe Vuçiq ranë në kurthin që i kishin përgatitur Kurtit

Prishtinë | 04 Mar 2023 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka komentuar intervistën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ramabaja në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Lajçak përmes intervistës ka bëre përpjekje që të mbulojë pozicionimin pro-serb që pati dyshja evropianë gjatë takimit Kurti-Vuçiq.

“Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një bashkëbisedim me “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel. Diplomati sllovak me këtë rast, duket qartë, bën përpjekje të sforcuar që të mbulojë pozicionimin proserb që pati dyshja europiane gjatë takimit Kurti-Vuçiq”, ka shkruar Ramabaja.

Të ngjashme