Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve të shefes së GP të Vetëvendosjses, Mimoza Kusari-Liles me kryekriminelin Radojçiq.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Ramadani ka thënë se Kusari-Lila ” duhet të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit”.
“Në siguri kombëtare, shpeshherë më e rëndësishme është pista që çon tek planifikuesit sesa domosodoshmërisht zbatuesit.
Mimoza në këtë rast mund të konsiderohet zbatuese nëse e dëshmon se nuk është vet planifikuesja. Ajo duhet të rrëfehet kush është apo janë urdhëruesit!”, shkroi Ramadani.
Postimi i plotë:
Momenti që Mimoza të rrëfehet kush dhe si e nxiti apo ‘detyroi’ të negociojë me Radojçiqin!
Në siguri kombëtare, shpeshherë më e rëndësishme është pista që çon tek planifikuesit sesa domosodoshmërisht zbatuesit. Mimoza në këtë rast mund të konsiderohet zbatuese nëse e dëshmon se nuk është vet planifikuesja. Ajo duhet të rrëfehet kush është apo janë urdhëruesit! Nëse është vet edhe planifikuese, edhe zbatuese, e ka përgjegjësinë e plotë për cenim të sigurisë kombëtare dhe bazuar në këtë duhet të përgjigjet në Gjykatë! Mimoza edhe duhet të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit! Por, ajo mund t’i kontribuojë sigurisë kombëtare nëse dëshmon për urdhëruesit mbi të!