Ranieri kërkon fitoren ndaj Chelseat

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 10:55 | Nga

Kampioni në fuqi i Anglisë, Leicester City pritet ta zhvillojë një ndeshje të vështirë në udhëtim tek Chelsea.

Të dyja skuadrat nuk janë duke kaluar momente të mira dhe kërkojnë fitore për të kaluar krizën që i ka kapluar.

Trajneri i kampionëve në fuqi, Claudio Ranieri ka thënë se ndeshja ndaj Chelseat është e veçantë dhe kërkon fitore nga skuadra e tij.

“Kemi luajtur shtatë ndeshje në 22 ditë dhe kjo nuk na ka ndihmuar aspak. Duhet të bëj sa më shumë rotacion”.

“Është shumë e vështirë të shpjegoj se si kemi humbur tre ndeshje por kemi qenë edhe shumë të pafat. Ndeshja ndaj Chelseat është përherë e veçantë për mua sepse aty kam debutuar në Ligën Premier dhe shpresoj ta rrëmbejë një fitore”, deklaroi italiani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme