Ranillug, shtetasi serb ankohet se në lokalin e tij është hedhur mjet shpërthyes

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Serbisë në Ranillug ka njoftuar se në lokalin e tij, që është i mbyllur, është hedhur një mjet shpërthyes. Dyshohet se ishte granatë dore. Policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale s’ka të lënduar.

“Ranillug 05.03.2024 – 22:48. Ankuesi shtetas i Serbisë, ka njoftuar se në lokalin e tij që është i mbyllur (jashtë përdorimit) është hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia e Kosovës.

Të ngjashme