Gjashtë të lënduar nga aksidenti afër konvikteve në Prishtinë

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë të lënduar është bilanci i një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në udhëkryqin tek Menza e Studentëve, për të cilën raportoi mëngjesin e sotëm Ekonomia Online.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje.

Lajmin për EO e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për Ekonomia Online.

LEXO edhe:

Të ngjashme