Aksident në semaforët e Fakultetit Teknik

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në semaforët e Fakultetit Teknik, raporton Ekonomia Online.

Sipas një lexuesi që ka dërguar fotografi në adresë të EO-s, ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë Nisan dhe Audi A6.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se në këtë aksident, më rëndë e ka pësuar vozitësi i veturës Nisan, të cilin me shumë vështirësi e kanë nxjerrë nga vetura të lënduar.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes shihet të ketë mbërritur ambulanca.

EO ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje më të hollësishme nga ky rast dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

Të ngjashme