UBT vazhdon të jetë qendër e arsimit të lartë në Kosovë, i cili përveç që ofron programe unike studimi me cilësi të lartë, është institucioni i vetëm privat që ka rol aktiv në shërbim të shoqërisë ku përkrahë zvogëlimin e papunësisë në vend.
Përveç që kontribuon në zgjerimin e njohurive dhe edukimin e gjeneratave, UBT çdo vit punëson staf të ri akademik dhe administrativ. Së fundmi, sipas statistikave të Agjencisë Statistikore të Kosovës, UBT del të jetë institucioni i parë i arsimit të lartë privat në vend për nga numri i stafit.
Aktualisht, në UBT punojnë dhe veprojnë rreth 750 staf akademik dhe administrativ, prej të cilëve 40 përqind e tyre përbëhet nga gratë.
Ky numër është dyfishuar nga viti 2016, ku ka tejkaluar dukshëm institucionet tjera private të arsimit të lartë në Kosovë.
Në bazë të raportit të ASK-së, stafi i rregullt profesional në UBT, përbëhet nga 435 meshkuj dhe 138 femra, ndërkaq të angazhuar janë 77 meshkuj dhe 24 femra. Teksa, sipas këtij raporti, stafi administrativ në UBT, përbëhet nga 30 femra dhe 17 meshkuj.
Stafi i angazhuar në UBT, ka grada të larta shkollimi dhe janë të përgatitur për të ndarë përvojat dhe ekspertizat e tyre profesionale me studentët e të gjitha fakulteteve në UBT.
Vlen të theksohet se numri i stafit që angazhohet në UBT, vazhdon të rritet nga viti në vit, sikurse edhe numri i studentëve që regjistrohen çdo vit të ri akademik.