Raportimet se nga sot do të rritet sërish çmimi i derivateve, flet kreu i naftëtarëve

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka folur për raportimet se nga sot do të rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë.

U raportua se çmimi do të shkojë nga 5 deri në 7 centë për litër. Por, Berjani ka thënë se aktualisht nuk ka rritje dhe çmimet deri në këtë moment vazhdojnë të jenë të njëjta si gjatë ditës së djeshme.

Ndryshe, naftëtarët vazhdimisht kanë kërkuar që të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës që përcakton çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, duke paralajmëruar se nëse nuk ndodh kjo shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.

Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.

Të ngjashme