Raportuesi pë Kosovën në Parlamentin Evropian, dënon vrasjen e Oliver Ivanoviq

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 14:29 | Nga

Deputeti Igor Šoltes, Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (Grupi i të Gjelbërve/EFA) është i tmerruar për vrasjen e kreut politik serb në Kosovë Oliver Ivanoviq i cili ndodhi në Mitrovicën veriore.

“Unë dënoj fuqishëm vrasjen e cila po hedh hije të errët në sundimin e ligjit dhe dialogun. Unë u bëj thirrje të gjitha institucioneve relevante që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i sjellë fajtorët përpara drejtësisë”, tha ai.

Šoltes gjithashtu shpreh ngushëllimet e tij më të thella për familjen e viktimës.

“Akoma ky akt i tmerrshëm nuk duhet të inkurajojë hakmarrjen dhe dhunën, gjë që mund të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në zonë. Përgjigja e duhur është dialogu, biseda dhe sundimi i ligjit, “shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme