Rasti tragjik në ShBA, Haradinaj: Bashkëndjejmë me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan

Prishtinë | 26 Mar 2024 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit tragjik në Merilend të ShBA-ve ku është shembur ura “Francis Scott Key Bridge”.

Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me familjet e të prekurve nga kjo tragjedi.

“Në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik i shembjes së urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, Merilend, ShBA. Qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan nga kjo tragjedi”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme