Reagim i Inspektoratit të Kryeqytetit ndaj Deklaratës së Ministrit, Faton Peci, për Çështjen e Lirimit të Pronës së Ministrisë

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Kryeqytetit njoftojë të gjitha mediat dhe publikun në lidhje me deklaratën e bërë nga Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, z. Faton Peci, në të cilën është theksuar se Kryeqyteti nuk ka sabotuar dhe nuk ka refuzuar zbatimin e aktgjykimet të formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale për lirimin e hapësirave të okupuara në mënyrë të kundërligjshme nga një operator ekonomik në pronën e Ministrisë së Bujqësisë.

Drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, z. Florian Dushi, pohon qartë se: “Mbrojtja dhe lirimi i pronave të ministrisë që udhëheq ministri është përgjegjsi e tij dhe e institucionit që ai drejton, dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me Kryeqytetin apo Inspektoratin e Kryeqytetit.” Z. Dushi thekson rëndësinë e mirëkuptimit të qartë të detyrave dhe përgjegjësive të caktuara nga legjislacioni në fuqi, duke vënë në dukje rolin specifik dhe të pavarur të Inspektoratit të Kryeqytetit në këto procese.

Ai shtoi: “Inspektorati i Kryeqytetit mbron dhe liron, sipas autorizimeve ligjore, vetëm pronën publike – atë të Kryeqytetit. Pavarësisht kësaj, ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues dhe kemi organizuar disa takime me zyrtarët e Ministrisë për t’i ndihmuar në sqarimin e procedurave ligjore dhe veprimeve të nevojshme për lirimin e pronës së tyre. Ne ishim të gatshëm të asistojmë edhe përmes kompanisë sonë të kontraktuar për rrënimin e ndërtimeve pa leje, por kemi marrë udhëzime nga Zyra Ligjore e Kryeqytetit se kontrata jonë vlen vetëm për Komunën e Prishtinës dhe nuk mund të aplikohet për institucione të tjera.”

Për këtë arsye, Inspektorati i Kryeqytetit thekson se nuk mund dhe nuk do të veprojë në kundërshtim me kontratën dhe ligjin, duke i përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e të tretëve, në këtë rast të ministrit Peci.

Të ngjashme