Reagon PDK-ja për parullën “Erlli dita” në Prizren

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Dega e Partisë Demokratike në Prizren, ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku në një park për fëmijë shkruhej një slogan i Vetëvendosjes por me gabime drejtshkrimore, përcjell Ekonomia Online.

“Dega e Partisë Demokratike në Prizren përmes mediave, portaleve si dhe rrjeteve sociale, është njoftuar me fotografi dhe me disa imazhe, ku paraqitej një investim publik i një parku femijësh në Prizren, i realizuar nga qeverisja lokale e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje përmes Kryetarit Haskuka, i cili shoqërohej me një parullë politike, madje duke e shtrembëruar edhe gjuhën tonë shqipe”, thuhet në komunikatën e kësaj dege.

“Konsiderojmë që kjo pamje dhe ky veprim i paraqitur aty, është politizim i investimit publik, i cili realizohet me taksat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallime politike”, thuhet tutje në komunikatë

“Kjo shkon edhe më keq, për shkak se investimi në fjalë, është i destinuar t’i shërbej fëmijëve, andaj veprime të tilla tendencioze dhe politike, janë abuzim me investimin publik dhe me vet dinjitetin e fëmijëve”, përfundon komunikata.

Të ngjashme