Reduktimet e rrymës i detyrojnë bizneset të blejnë gjeneratorë, ose t’i servisojnë të vjetrit

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tash e sa ditë, Kosova po përballet me reduktime drastike të energjisë elektrike. Kjo ka detyruar bizneset të blejnë gjeneratorë, e disa t’i servisojnë të vjetrit.

E këto reduktime po dëmtojnë sidomos bizneset në vend. Përfaqësues të bizneseve, sidomos në gastronomi, me të cilët bisedoi Ekonomia Online, treguan se po detyrohen të blejnë gjeneratorë, ose të servisojnë gjeneratorë, që kanë qëndruar nëpër depo qe shunë vjet.

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, tha se mungesa e energjisë elektrike sjell probleme të mëdha, duke thënë se pajisjet moderne nuk mund të punojnë me çfarëdo energji elektrike, teksa shton se tensioni i ulët i energjisë elektrike paraqet probleme të mëdha.

“Kemi shumë ndërprerje dhe nuk është në rregull që institucionet tona neve si zona rurale të na fusin me ndërprerje shumë më të gjata se sa ato urbane. Për këtë arsye edhe popullata po shpërngulet. Paramendoni sikur ne, për shkak të këtyre presioneve që i kemi drejtpërdrejtë nga moskujdesi i institucioneve tona, sikur edhe ne të shpërngulemi në zonën urbane. Nuk mund të ekzistohet me gjenerator, ka harxhime jashtëzakonisht shumë të mëdha. Ka rritje të çmimeve në lëndën e parë, ka rritje të çmimeve në transport”, thotë Piraj.

Ai tha se gjeneratorët harxhojnë diku afro 500 euro në ditë e se kjo është e papërballueshme. Dëme i kanë shkaktuar edhe KEDS-i, për të cilët thotë se procedurat e vonuara nëpër Gjykata, e kanë detyruar të heq dorë nga ndjekjet penale.

“Paramendoni sikur “Meka” të tërhiqet prej qytetit të Sharrit, të Dragashit, çka do të ndodh në atë vend?. Kemi pasur dëmtime prej mijëra e mijëra euro, për shkak të procedurave të tilla juridike të cilat janë të tejzgjatura  në Kosovë ne kemi hequr dorë nga ndjekja e detyrimeve të KEDS, apo nga padia ndaj KEDS”, u shpreh ai

Pirraj tha se për shkak se është zonë rurale edhe kur nuk ka probleme në pjesët tjera të Kosovës, ata përballen shpesh me reduktime të energjisë elektrike.

“Kemi pas takime disa herë me KEDS-in, kemi pasur takime të ndërmjetësuara nga institucionet komunale nga deputetë të ndryshëm. Duda Bajle ka qenë një prej atyre që na kanë organizuar takime me zyrtarët e KEDS dhe të KESKO. Fatkeqësisht e njëjta është përsëritur dhe po vazhdon të përsëritet edhe po kemi probleme të mëdha”, thotë ai.

Si pasojë e kësaj krize, kërkesat për gjenerator janë rritur si për familje e për biznese. Por edhe servisëve të gjeneratorëve këto ditë i’u është shtuar puna.

Këtë për Ekonomia Online e ka konfirmuar Eron Hamza, i cili merret me servisimin e tyre, tha se tha se kërkesat për rregullimin e gjeneratorëve janë rritur.

“Rryma u ndal qe dy ditë. Qe njëzet vite nuk i kanë përdor hiç, e i kanë dhënë zor tash pasi u ndal rryma. Nuk i kanë përdor qe një kohë të gjatë, secili ka nevojë. Po duhet me ja bë nga një servis se nuk i kanë ndez moti, për gjysmë ore, një orë e rregulloj. Tash po i japin zor shumë, shpirtin në fyt e kanë, i japin zor menjëherë. Mu prish kjo, mu prish furra”, u shpreh ai për EO.

Dëme të mëdha po i shkakton edhe Tahir Berishës, berber në Prishtinë. Ai thotë se si pasojë reduktimeve të energjisë elektrike kanë pasur vështirësi shumë dhe janë detyruar të blejnë edhe gjenerator.

“Punë nuk ka, duhët me ndez gjeneratorin myshteriu nuk mundet me ardh me u qeth se nuk ka rrymë. Shumë problem, edhe e paguajmë edhe nuk ka kjo është shumë keq. Puna ka ra shumë ka ra se po nvaremi prej rrymës, ski rrymë nuk ka punë.U dashtë me ble gjeneratorin, deri tash nuk kemi pas nevojë, tash u dashtë me ble. Pa gjenerator nuk mundemi me punu, nxemja nuk punon. Pajisjet nuk i bën, klimën nuk e bën, për nxehje e kemi ftohtë. Disa drita, ndonjë maqinë po, fenin, bojlerin jo”, raporton Ekonomia Online.

Egzon Kaçiu nga “De Rada”, tha se ndërprerja e energjisë elektrike po ju shkakton shumë probleme.

“Na thonë 2 orë, pastaj po vazhdon 3-4 orë edhe ma shumë. Agregati është shumë moti, nuk e kemi përdor deri më tani, tani po duhet me përdor pak ma shpesh. Na kanë lajmëruar që ndalet rryma. Është shumë problem, ne e kemi edhe aparatin, ai ftohet pastaj duhet me fillu sërish”, thotë ai.

“Gjeneratori është pak më i madh, harxhimet janë shumë më të mëdha. Domethënë ne po paguajmë edhe rrymë edhe harxhime karburante që duhet me i’a vendos”, u shpreh ai.

Të ngjashme