Reforma në administratë publike kusht për integrim në BE

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 15:19 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë lansimi i raporti të monitorimit për Kosovën për administratën publike – SIGMA 2017. David Cullen, Shefi i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të BE-së në Komisionin Evropian, tha se reforma në administratë publike lidhet me anëtarësimin e Kosovës në BE, raporton Ekonomia Online.

“Reformat në administratë publike mbeten problem drejt progresit dhe anëtarësimit në BE. Pikat kryesore të raportit për Administratë Publike: Pakoja e ligjeve të cilat janë duke u përgatitur, rregullimi i sektorit civil dhe drejtësi administrative duhet të bëhen në mënyrë koherente që përmirësojnë këtë fushë”.

“Kosova ka bërë progres na viti 2015, hapat e duhur për të ecur përpara në fusha strategjike dhe ligjet janë përmirësua.  Duhet Planifikim i duhur dhe real, është i domosdoshëm”.

Ai tha se pakoja e ligjeve është në avancim dhe puna që po bëhet tregon qëndrueshmërinë e procesit të reformës në administratë publike.

“Raporti i SIGMA-s përfshinë periudhën deri në maj 2017 ku shumë përpjekje e mund është bërë në dizajnin e strategjinë dhe pakon e ligjeve. Ne e shohim këtë pako të ligjeve që e shohim në fazë të avancuar, që do të arrijnë në fazën që të shkojnë në konsultime publike dhe pastaj dhe në Kuvend, dhe kjo tregon suksesin dhe qëndrueshmërinë e procesit të reformës në administratë publike”.

“Sfida kryesore për të ecur përpara nuk  është vetëm që të sigurohen dokumente të strategjisë dhe ligjet, ngase ekzistojnë si të tilla, por këto ligje të respektohen”.

Mahir Yagcilar, Ministër i Administratës Publike, tha se SIGMA ka ndihmuar shumë administratën publike në reformim.

Por sipas tij, problemi është tek krijimi i përgjegjësisë institucionale për të raportuar për punën e bërë.

“Problemi është tek krijimi i përgjegjësisë institucionale për të krijuar një raport të punës kjo do të jetë një prej kërkesave që do të kemi administratë publike të raportojnë punën e bërë”.

“…duhet të aprovojmë pakon e ligjeve që i kemi pas mangësi. Nuk e kemi ditur se si të raportojmë për gjendjen, SIGMA ka ndërtuar standardet, parimet e administratës publike dhe është e lehtë  të bëjmë këtë përcjellje”.

Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimit Evropian, tha se kushti themelor për integrim në BE është sundimi i ligjit e që sipas saj, kjo arrihet duke u reformuar administrata publike.

“Synimi strategjik i Kosovës është integrimi në BE dhe parakusht themelor është sundimi i ligjit si hallkë kyçe në funksionimin e demokracisë. Kjo arrihet duke u reformuar  administrata publike.  Kriter bazë për reformimin e administratës publike është konsolidimi i kornizës së politikave strategjike”.

“Komisionin Evropian ka miratuar pakon strategjike për reformën e administratës publike. Gjërat që janë paraparë në këtë pako ligjore do ta reformojnë administratën”.

Të ngjashme