Ekonomia Online
FUNDIT

Regjistrohen mbi 13 mijë votues jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, këto janë statistikat sipas komunave

Regjistrohen mbi 13 mijë votues jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, këto janë statistikat sipas komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Deri më 29 gusht 2025, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Deri më 29 gusht 2025, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimi për regjistrim duhet të jetë individualë dhe mund të bëhet:

përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose
përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Nga data 23 korrik dhe deri të premten, më 22 gusht 2025, përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 16,902 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 13,360, ndërkaq janë refuzuar 3,542.

Të ngjashme