Rekrutët e rinj të FSK-së, Sheholli: Ushtri shembull, e ardhme e mirë na pret në NATO

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 07:56 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendit i janë shtuar edhe 180 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa në mesin e tyre janë 12 femra.

E shtimin e këtyre pjesëtarëve të FSK-së, drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, po e sheh si shumë pozitive, raporton Ekonomia Online.

Ai në një deklaratë për Ekonomia Online, tha se ky është një hap i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe se kjo tregon që së pari vendi ka buxhet të mirë dhe veçse po fuqizohet FSK.

“Çështja e rekrutëve në forcat e Sigurisë së Kosovës ky është një hap i jashtëzakonshëm sepse e para kjo po tregon që Kosova ka buxhet të mirë për forcimin dhe angazhimin e ushtrisë së vendit dhe fuqizimin e saj edhe në aspekt të asaj edhe për të cilën Kurti ka pohuar se në një periudhë të ardhshme të ndërtojnë që ushtarët ta kryejnë obligimin ushtarak ashtu siç ka qenë premtim i tij në të kaluarën dhe besoj që kjo e fuqizon atë teori të tij”.

Sheholli e sheh si një lidhje të rëndësishme raportet e Kosovës me ndërkombëtarët e sidomos me shtetet e NATO-s, duke krijuar një ushtri profesionale dhe me përmasa të mëdha.

“A do të bëhet apo nuk do të bëhet kjo e fuqizon atë teori të tij dhe do të shohim premtimin të cilin e ka dhënë. Një gjë duhet ta dimë se në Forcat e Sigurisë së Kosovës, në asnjë aspekt askush nuk bën hap pa ndërtimin e Aleancës me Amerikën dhe shtetet e NATO-s dhe kjo na bën të lumtur që ta kemi ushtrinë profesionale, dhe e cila në të ardhmen do t’u ndihmojë vendeve në rajon. Vendi jonë po merr përmasa të jashtëzakonshme të një profesionalizmi”.

Tutje, ai thotë se vizitat e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, sjellin konotacione pozitive që e bën vendin kredibil dhe e fuqizon partneritetin me ndërkombëtarët.

“Nëse i referohemi vizitave që ministri i Mbrojtjes i ka pasur në shumë shtete aleate, i kam përcjell këto vizita dhe shoh një gatishmëri për bashkëpunim me shtetet aleate dhe kjo na bën shtet shumë kredibil me aleatët tonë dhe veçanërisht NATO-n”.

“Kosova nuk ka probleme si disa shtete tjera, dhe fuqizimi i të rinjve shqiptarë në Forcat e Sigurisë së Kosovës e ka një leverdi të jashtëzakonshme për të ardhmen tonë dhe që besoj se e ardhme e mirë na pret në NATO dhe bashkë me Amerikën duke krijuar një ushtri shembull për të gjithë”.

Të ngjashme